Thaçi mban sekret premtimet për Listën Serbe

Thaçi mban sekret premtimet për Listën Serbe

Hashim Thaçi vazhdon t’i mbajë sekret premtimet që ia bëri Listën Serbe, për të cilat ata mund të jenë bindur që të qëndrojnë në sallë gjatë votimit të tij për president.

Zëri i Amerikës e ka pyetur Thaçin: Kritikët tuaj kanë thënë se për të siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur, ju mund të keni bërë lëshime ndaj Listës Serbe. Nëse po, për çfarë lëshimesh bëhet fjalë?

Ai përgjigjet: Unë do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve, serbëve, malazezëve, turqve, boshnjakëve, ashkalive, romëve, të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj dhe secili duhet të ndjehet mirë e krenar që jeton në Kosovë. Kosova duke respektuar komunitetet jo shqiptare, mund të fitojë edhe më tepër, mund të respektohet në botë edhe më tepër. Minoritetet janë vlera të shoqërisë kosovare, kanë të drejtat e tyre kushtetuese, ligjore, e politike. Ata janë kosovarë. Ne po ndërtojmë dhe forcojmë identitetin tonë shtetëror, prandaj do të punoj fuqishëm në ofrimin edhe më të madh të komunitetit serb edhe në institucione. Ata janë sot pjesë e parlamentit, pjesë e qeverisë, e pushtetit lokal, punojnë me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, prandaj do të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit dhe mendoj se kjo tolerancë ndëretnike do t’i shërbejë fuqishëm vizionit tim për ndërtimin e Kosovës së re, Kosovës evropiane, Kosovës multietnike. Vetëm kështu mund të kemi sukses.

Shpërndaje në: