Thaçi: Thyerja e kufirit në Koshare u dha vetëbesim ushtarëve

Thaçi: Thyerja e kufirit në Koshare u dha vetëbesim ushtarëve

Ai ka thënë se UÇK në Koshare ka dëshmuar se ka qenë e përgatitur për të ndërmarr operacione të luftës frontale.

“Në Koshare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dëshmoi se ishte përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndër tjerash ai ka shkruar se kufiri ndarës Kosovë-Shqipëri rriti vetëbesimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në: