Thellohet kriza e Trepçës, jep dorëheqje trajneri Sheremet Isufi
Sheremet Isufi nuk është më trajner i Trepçës.
Ai ka dhënë dorëheqje pas humbjes së djeshme nga Malisheva 1:0, në javën 11 të Ligës së Parë, grupi A.
Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri për faqen Mitro Sport.
“Shera” ka theksuar se emblema e Trepçës është mbi të gjithë.
Isufi ditëve të fundit mori akuza nga kompania Nartel e cila ishte sponsore kryesore e klubit, derisa kishte edhe kundërpërgjigje nga vet trajneri.



