Themeluesi i Wikileaks do hetohet për akuzat për përdhunim

Themeluesi i Wikileaks do hetohet për akuzat për përdhunim

Mirëpo krijuesi i WikiLeaks nuk do të largohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër, për shkak se autoritetet suedeze do t’i shkojnë për vizitë atij brenda ambasadës.

Prokurorja suedeze Ingrid Isgren, dhe një detektiv suedez do të jenë prezentë gjatë intervistës dhe do t’i prezantojnë para Assange të gjeturat e raportit.

Autoritetet suedeze do ta marrin në pyetje Assange lidhur me akuzat se ai ka kryer përdhunim seksual në vitin 2010, akuza këto të cilat Assange i ka mohuar.

Shpërndaje në: