Thiago Silva zbulon gjithçka rreth zënkës me Neymarin: Jam i trishtuar me sjelljen e tij ndaj meje!
Thiago Silva dhe Neymar kishin një zënkë në minutën e 83-të në ndeshjen kundër Kosta Rikës
Brazili shënoi fitore të mundimshme ndaj Kosta Rikës me dy gola të shënuar në fund të takmit nga Coutinho dhe Neymar, shkruan Periskopi.
Por, në minutën e 83-të kapiteni i Brazilit u ndje i ofenduar nga Neymar, i cili i kishte thënë disa fjalë jo të mira pasi Silva ua ktheu topin Kosta Rikës në shenjë të ‘Fair-Play’.

“Sot, u trishtova nga sjellja e tij [Neymarit]. Në kohën kur ua ktheva topin Kosta Rikës, ai më ofendoi rëndë”, ka thënë fillimisht Silva për mediumin Globo.
“Por, unë mendoj se ai pati të drejtë, sepse ata ishin duke u përpjekur për të humbur kohë.
“Unë ua ktheva topin, sepse nuk ishte ky top që do të na fitonte ndeshjen.
“Jam i qetë për këtë dhe kam qenë i trishtuar për sjelljen e tij ndaj meje,”.
Brazili ndeshjen e radhës e luan kundër Serbisë më 27 qershor. /Periskopi/




