“Ti shoku Haqi dhe soji yt bëni kujdes”, dhezet debati mes Hisen Berishës e Haki Abazit

“Ti shoku Haqi dhe soji yt bëni kujdes”, dhezet debati mes Hisen Berishës e Haki Abazit

Debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha dhe atij të VV-së, Haki Abazi.

Ky i fundit, iu drejtua Berishës si “zoti Rexhepi”, pasi që sipas tij ai e ka ndryshuar edhe identitetin e tij.

Madje i tha se ka ndërruar vazhdimisht parti dhe se nuk ka kredibilitet të flasë për anjë proces, e sidomos personalisht për të.

E kjo shkaktoi reagimin e deputetit Berisha.

“Dëgjo shoku Haqi. Jam Hisen Berisha dhe kam identitet. Jam verifikuar në të gjitha trajtat dhe format. Sa kam dëgju, jam i vetmi që e kam certifikatën e sigurisë më të lartë. Ti shoku Haqi dhe soji yt bëni kujdes dhe mos i jepni zor. Se nuk keni me fitu kurgjo prej Serbisë. Në kohën e mbretërisë serbe, një kësi bashkëpunëtori që ka fol me këtë gjuhë ka fitu një varr në Beograd, ashtu si në kohën e Millosheviqit. Ne si veteranë, këtë vend kemi me e mbrojt në tana format”, tha Berisha.

https://www.periskopi.com/berisha-kurtit-qysh-po-vazhdon-kjo-ike-nga-vendi-ke-me-mbete-vete-me-keta-ministra-tu-vjedh/

Shpërndaje në: