Tifozë të paktë e kallin Shqipërinë me brohorima: “UÇK, UÇK”, “Kosova, zemra e Shqipërisë”

Tifozë të paktë e kallin Shqipërinë me brohorima: “UÇK, UÇK”, “Kosova, zemra e Shqipërisë”

Kosova nuk është as zemra e Shqipërisë e as djepi i Serbisë, por kjo nuk ka penguar disa tifozë shqiptarë – që kushedi si ishin futur në stadiumin Elbasan Arena për ta përcjellur ndeshjen vëllazërore Shqipëri-Kosovë. 

Por, kur ndodhën këto brohorima për disa minuta, Kosova nisi të luante më mirë dhe Vedat Muriqi ia doli të fitonte një penalti. Atë penalti, Muriqi e ekzekutoi me shumë sukses dhe e ngushtoi rezultatin në 2-1.

Britmas “Kosova, është, zemra e Shqipërisë, zemra e Shqipërisë,” u ndërruan pas golit në “UÇK, UÇK, UÇK” – përcjell Periskopi.

Në këtë ndeshje miqësore rezultati ishte në plan të dytë. /Periskopi 

Shpërndaje në: