Tifozët argjentinas e pagëzuan “Lionel Musa”, por sonte mund të jetë makthi i tyre

Tifozët argjentinas e pagëzuan “Lionel Musa”, por sonte mund të jetë makthi i tyre

Ahmed Musla me dy gola të shënuar në fitoren kundër Islandës tashmë ka marrë pseudonimin e ri në Argjentinë – Lionel Musa.

Por heroi i ri i Super Shqiponjave të Kupës Botërore ka paralajmëruar se pseudonimi i tij i ri do të jetë afat-shkurtër për vendin e Amerikës Jugore, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Ylli i Barcelonës Lionel Messi për një kohë të gjatë është përshkuar si më i madhi i të gjitha kohërave, por disa fansa të Nigerisë u janë drejtuar përkrahësve të Argjentinës se “Dashi jonë është më i mirë se dashi juaj”.

A e ka potencën e duhur Musa që Nigerinë të dërgojë në fazën e 16 kombëtareve më të mira të Kampionatit Botëror?

Pas humbjen së thellë nga Kroacia, argjentinasit kanë shpëtuar falë një fitore të papritur nga Nigeria kundër Islandës.

Pas dy golave të shënuar kundër Islandës, Ahmed Musa ka më shumë gola në Kupën Botërore se Messi, Sergoi Aguero, Edison Cavani dhe Luis Suarez.

“Sa herë që luaj kundër Argjentinës, ose sa herë që Messi po luan kundër meje, unë shënoj”, tha 25-vjeçari./Periskopi/

Lionel Musa tweet

 

 

Shpërndaje në: