Tifozët ‘braktisin’ Realin, por jo edhe Benzema (VIDEO)

Tifozët ‘braktisin’ Realin, por jo edhe Benzema (VIDEO)

Real Madrid ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Eibar, një ndeshje që konfirmoi problemet e mëdha që kanë kapluar ‘Mbretërit’. 

Përveç rezultateve jo të mira, Reali po ‘braktiset’ edhe nga tifozët. Sot, në ‘Santiago Bernabeu’ ishin të pranishëm vetëm 50 mijë tifozë, kundrejt 81 mijë ulësve që ka stadiumi.

Vendasit u befasuan në minutën e 39-të kur Cordona shënoi për 0-1.

Mirëpo, gjysma e dytë solli ndryshme për të mirë për Realin e Zidanen e sidomos Karim Benzeman.

Sulmuesi francez (59′ 81′) shënoi dy herë me kokë për ta përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë tre pikë ekipit të tij.

Reali mban vendin e tretë me 60 pikë, teksa Eibar në vendin e 11 me 39 pikë.

Ndeshja e ardhshme, ‘Galaktikët’ udhëtojnë te Leganes. /Periskopi/

Shpërndaje në: