Tirana pëson humbje ndaj Zrinjski në Conference League

Tirana pëson humbje ndaj Zrinjski në Conference League

Tirana ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kryeqytetasit u mposhtën minimalisht nga Zrinjski.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Air Albania Stadium” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën boshnjake e shënoi Nemanja Bilbija, nga penalltia – në minutën e 12-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Bosnje Hercegovinë.

Shpërndaje në: