Tmerruese: Korea e Veriut e ka testuar me sukses raketën hipersonike

Tmerruese: Korea e Veriut e ka testuar me sukses raketën hipersonike

Korea e Veriut me sukses e ka testuar raketën hipersonike të mërkurën, të parin testim të madh për këtë vit, është thënë në mediumin shtetëror të këtij vendi.

KNCA tha që raketa “me precizitet goditi” një shënjestër 700 kilometra larg.

Ky është testimi i dytë i raportuar i një arme hipersonike, që mund të shmang zbulimin për kohë më të gjatë se sa raketat balistike, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Testimi erdhi pasi lideri i saj Kim Jong-Un më herët u betua se do t’i forconte kapacitetet mbrojtëse të Pyongyangut.

Në fjalimin e dhënë për Vitin e Ri, z. Kim tha që Korea e Veriut do të vazhdonte të forcohej ushtarakisht.

Pyongyangu është mes pak shteteve në botë, përfshirë ShBA-të dhe Kinën, që po provon të zhvillojë raketa hipersonike. /Periskopi

Shpërndaje në: