Tomë Gashi e lidh humbjen e Agim Veliut me Milaim Zekën

Tomë Gashi e lidh humbjen e Agim Veliut me Milaim Zekën

Avokati Tomë Gashi ka shfrytëzuar fitoren e VV’së në Podujevë për të goditur Agim Veliun dhe Milaim Zekën. Me këtë të fundit disa herë ai është përplasur disa herë në debate të ndryshme.

Gashi ka publikuar një foto të Zekës me Veliun në Facebook.

“Me znaqken mendon se mundesh! Por pastaj nuk mundesh! Se nuk te votojnë!”, shkroi Gashi në Facebook.

Edhe këtë herë avokati i është drejtuar Zekës me ‘znaçka’.

”Për mua dhe për ata që me të vërtetë më njohin nuk kishte qenë aspak mirë që njeriu si Milaim Zeka – Znaçka siç e ka quajtur Kadri Veseli, të thotë edhe një fjalë të mirë për mua”, kishte thënë në të kaluarën Gashi për Zekën.

Ky i fundit kishte deklaruar se e di kush është ‘znaçka’ por nuk e kishte treguar emrin e tij.

Po sot, Gashi kishte thyer heshtjen zgjedhore duke u kërkuar qytetarëve që të votojnë për VV’në në zgjedhjet lokale të Podujevës.

Shpejtim Bulliqi i VV’së u shpall fitues sipas rezultateve preliminare të KQZ’së me mbi 51 për qind të votave.

Shpërndaje në: