Toni Kroos fillon me sulm të çuditshëm ndaj Aubameyang – ja për çfarë e kritikoi ashpër

Toni Kroos fillon me sulm të çuditshëm ndaj Aubameyang  – ja për çfarë e kritikoi ashpër

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka filluar një sulm të befasishëm dhe të çuditshëm ndaj kapitenit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton Periskopi.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund, Aubameyang, pasi ka shënuar ka vënë rregullisht maska me homazhe të superheronjëve; Spiderman, Deadpool, Batman dhe Black Panther, gjë kjo që mesa duket i ka penguar gjermanit. Kross, i cili tha se festimet ishin “të pakuptimta”, “budallallëke”, Aubameyang nuk u tregua një model i mirë”.

“Çfarë marrëzie”, ka thënë Kross.

Aubameyang vuri maskën e Black Panther në vitin 2019 kur ai shënoi ndaj Rennes në Emirates.

Ai tha pas ndeshjes: “Më duhej një maskë e cila më përfaqëson mua dhe kjo është Pantera e Zezë. Në Gabon, ne e quajmë ekipin kombëtar Panthers”. /Periskopi

Shpërndaje në: