‘Tradhtia e Vetëvendosjes, befas u bë akt i lartë patriotik’

‘Tradhtia e Vetëvendosjes, befas u bë akt i lartë patriotik’

Analisti i njohur, Fadil Hoxha ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes, partisë në pushtet, pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për udhërrëfyesin e energjisë.

Hoxha thotë se “këta në vend se me e ulë kokën nga turpi, që manipuluan e rrejtën popullin qe sa e sa vjet, vazhdojnë me manipulimet e tyre”, duke aluduar për kritikat e ashpëra të Vetëvendosjes për marrëveshjen e njëjtë kur në Qeveri ishte ish-kryeministri Isa Mustafa.

“Këta që sot nënshkruan marrëveshje me Serbinë kujtojnë se na kapi amnezia dhe se paskemi harruar që të njëjtat marrëveshje i sulmonin, i quanin të dëmshme e tradhëti”.

“Tash, befas, tradhëtia na u bë akt i lartë patriotik!”

“E mandej disa po thonë se po i sulmoni!”

“Po këta edhe mos me dashtë me i sulmu vetë të nxisin me budallëkun dhe manipulimet e tyre ekstreme”, shprehet Hoxha./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: