Tragjedia në Gjilan: Kur Policia e Kosovës fryhej për vetëvrasjet në Kosovë

Tragjedia në Gjilan: Kur Policia e Kosovës fryhej për vetëvrasjet në Kosovë

Një vrasje e pesëfishtë që ka ndodhur në Gjilan ka tronditur Kosovën. Një pjesëtare e Policisë së Kosovës vrau nënën, babain dhe dy vëllezërit për të vrarë më pas edhe veten.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, e të cilat duhet t’i marrim me rezervë, një dukuri e tillë është ulur nga viti në vit, ndërsa në vitin 2018 ndodhën vetëm 22 vetëvrasje.

Për vitin 2019, ende nuk dihet se sa ishte numri i të vetëvrarëve, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vitin 2016, ishin evidentuar 37 vetëvrasje dhe 229 tentim-vetëvrasje, në vitin 2015 ishin evidentuar 60 vetëvrasje dhe 219 vetëvrasje, ndërsa në vitin 2014 ishin 77 vetëvrasje dhe 261 tentim-vetëvrasje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë [OBSh] rreth 1 milionë njerëz në vit vrasin veten në mbarë botën. /Periskopi

Shpërndaje në: