Tragjike: Luftëtari vdes disa orë pas këtyre goditjeve (VIDEO)

Tragjike: Luftëtari vdes disa orë pas këtyre goditjeve (VIDEO)

Një ndeshje për Arte Marciale Mikse (MMA) është kthyer në tragjedi për një sportist brazilian, i cili gjeti vdekjen pak pasi u mund me nokaut.

22-vjeçari Mateus Fernandes u përball në oktogon me rivalin Obed Pereira dhe në dy raundet e para arriti të fitojë me pikë. Mirëpo në raundin e tretë ai mori disa goditje në kokë dhe qafë, për pasojë u përplas në tokë duke e humbur ndeshjen me nokaut.

Më e keqja erdhi në vijim pasi shfaqi shenja të dobëta jete dhe u transportua menjëherë në spital, aty ku dha shpirt pak orë më vonë.

Mjekët zbuluan se shkak për vdekjen e tij nuk janë bërë goditjen, por katër infarkte që e goditën të riun në zemër. Këto janë shkaktuar nga përdorimi i drogës, gjë që e konfirmoi edhe një mik i sportistit, i cili tha se ai kishte konsumuar drogë një natë para ndeshjes.

Shpërndaje në: