Trajneri egjiptian i futbollit vdes nga sulmi në zemër derisa po festonte golin në minutën e fundit

Periskopi.com Sporti

Një trajner i ligës së dytë egjiptiane, Adham El-Selhadar, tragjikisht vdiq më herët këtë javë duke festuar golin në minutën e fundit të skuadrës së tij.

El Selhadar ishte në pankinën e ndeshjes së El Magd SC kundër El Zarqa, transmeton Periskopi.

U duk se të dy skuadrat do të merrnin nga një pikë, me ndeshjen që po shkonte në barazim pa gola në kohën shtesë.

Por El-Magd arriti fitoren në minutat e fundit, falë një goli nga Mohamed Saad në minutën e 92-të.

Goli nxiti skena masive festeje për nikoqirët.

Por shpejt u shfaqën shqetësime për El-Selhadar, i cili pësoi një sulm në zemër duke festuar golin.

Një ambulancë u fut me urgjencë në fushë dhe 53-vjecari u dërgua me urgjencë në spital ku fatkeqësisht vdiq.

Tributet kanë qenë të shumta për El-Selhadar, me top klubet egjiptiane si Al-Ahly dhe Ismaily që kanë publikuar komunikata.