Trajneri i Danimarkës i bie pishman: Më falni Kosovë që ju nënçmuam, luajtët shumë mirë

Trajneri i Danimarkës i bie pishman: Më falni Kosovë që ju nënçmuam, luajtët shumë mirë

Trajneri i Danimarkës, Åge Hareide e ka pranuar indirekt se i ka rënë pishman për deklaratat para ndeshjes me Kosovën. 

Hareide kishte thënë se ndeshjen në Prishtinë e konsideron si stërvitje, duke e nënçmuar jashtëzakonisht shumë Kosovën.

Por këta të fundit befasuan danezët, të cilët shpëtuan pa humbje falë golit në minutat e fundit, pas një pakujdesie në mbrojtjen tonë.

”Në Evropë s’ka ndeshje të lehta dhe nuk duhet ta nënçmojmë askënd, Kosova luajti shumë mirë”.

”Kjo ka qenë thirrje zgjimi për të gjithë, nuk bën me dal në fushë të papërgatitur. Mirë që kjo na ndodhi ndaj Kosovës e jo ndaj Zvicrës. Cikli i kualifikimeve do të jetë i vështirë”, deklaroi Hareide. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: