Trajneri i Newcastle ka menaxhuar në 999 ndeshje: Kërkon nga pronarët arabë t’ia lënë veç edhe një

Trajneri i Newcastle ka menaxhuar në 999 ndeshje: Kërkon nga pronarët arabë t’ia lënë veç edhe një

Shefi i Newcastle United Steve Bruce frikësohet se do të shkarkohet pasi klubi u shit te pasanikët e Arabisë Saudite.

Shitja ndodhi gjatë ditës së djeshme [e enjte, 7 tetor] pasi marrëveshja kaloi testin e Premier Ligës, duke i dhënë fund pronësimit problematik të Mike Ashleyt për 14 vjet.

Bruce ishte emëruar në krye të Newcastle në korrik të vitit 2019 por ka dështuar që të marrë mbështetjen e tifozëve, raporton BBC, përkthen Periskopi.

“Dua të vazhdoj,” tha Bruce.

“Dua një shans për t’iu treguar pronarëve të rinj se çka mund të bëj, por duhet të jeni realistë dhe ata mund ta duan një trajner të ri që t’i drejtoj gjërat,” – vazhdoi ai.

Bruce ka qenë menaxher në 999 ndeshje, por ka frikë se nuk do t’ia dalë dot t’i bëj 1000.

Ata luajnë kundër Tottenhamit, por nuk dihet nëse Bruce do të jetë i pranishëm. /Periskopi

Shpërndaje në: