Trajneri i Suedisë: Kosova luajti mirë ndaj Spanjës, kanë aftësi të na krijojnë probleme

Trajneri i Suedisë: Kosova luajti mirë ndaj Spanjës, kanë aftësi të na krijojnë probleme

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka dhënë disa komente për ndeshjen ndaj Kosovës.

Më 9 tetor, Kosova luan në udhëtim kundër skuadrës së Suedisë, dhe tashmë suedezët kanë publikuar edhe listën me lojtarët e ftuar për këtë ndeshje.

Andersson ka bërë të ditur se pret një ndeshje mjaft të vështirë, duke e cilësuar Kosovën si një skuadër me lojtarë individualisht të mirë.

Ai mes tjerash ka përmendur edhe paraqitjen e Dardanëve ndaj Spanjës dhe ka thënë se mund  të hapin telashe.

“Së pari, ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur për Kosovën. Ne e dimë se është një ekip individualisht i aftë që do të bëjë gjithçka për të na krijuar probleme. Kosova, ndër të tjera, bëri një lojë shumë të mirë kundër Spanjës herën e kaluar”, ka thënë Andersson, transmeton Periskopi.

Kosova në tetor do t’i ketë dy ndeshje brenda tri ditësh, kurse Suedia luan dy ndeshje në shtëpi. /Periskopi/

Shpërndaje në: