Trajneri italian përjashtohet pasi futet në fushë dhe ndërpret kundërsulmin e shpejtë të kundërshtarit

Trajneri italian përjashtohet pasi futet në fushë dhe ndërpret kundërsulmin e shpejtë të kundërshtarit

Trajnerët e futbollit, si lojtarët, do të bëjnë cdo gjë që është e mundur për ta ndihmuar skuadrën e tyre të fitojë një ndeshje.

Dhe pikërisht këtë u mundua ta bëjë trajneri i Catanias, Giuseppe Raffaele të mërkurën mbrëma, transmeton Periskopi.

Catania po avanconte 2-0 derisa kishte mbetur edhe pesë minuta në ndeshjen e Serie C kundër Viboneses.

Por mysafirët ngushtuan epërsinë në 2-1 në minutën e 88-të dhe, me ndeshjen në vazhdime, një futbollist i Viboneses dhuroi një ndërhyrje brilante për ta rrëmbyer topin afër vijës anësore.

Ai pati hapësirë para vetës dhe u duk se do të fillonte një kundërsulm të shpejtë.

Por këtu u përfshi Raffaele.

Tranjeri i Catanias ishte absolutisht i frustruar që skuadra e tij nuk fitoi një goditje dënime, kështu që vendosi t’i marrë gjërat në duart e veta dhe të ndërhynte në lojtarin e Viboneses.

Atij iu tregua i kuqi menjëherë për veprimin.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: