Tre burra rrëmbejnë dhe keqtrajtojnë një person për borxh në Drenas

Tre burra rrëmbejnë dhe keqtrajtojnë një person për borxh në Drenas

Tre persona të dyshuar kanë rrëmbyer dhe keqtrajtuar një burrë për borxh në Drenas.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit deri më tani të panjohur, kanë shkuar në shtëpinë e vikktimës nga ku e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një shtëpi.

Atje e kanë kërcënuar me armë dhe kanë përdorur dhunë ndaj viktimës i cili më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

“Raportohet se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull  kosovar nga ku me forcë e kanë marrë viktimën dhe e kanë dërguar në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë përdorur dhunë ndaj viktimës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te privimi dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia përmes raportit.

Shpërndaje në: