Tribuna ‘VIP’ nuk mungon as në stadiumin e Ballkanit (FOTO)

Tribuna ‘VIP’ nuk mungon as në stadiumin e Ballkanit (FOTO)

Ballkani dhe Prishtina janë duke e zhvilluar duelin e javës së 24-të në Suharekë. 

Për këtë ndeshje ka interesim mjaft të mirë, shkaku i tre transferimeve të reja nga skuadra vendase.

Në stadiumin e qytetit të Suharekës duket se nuk mungojnë tribunat ‘VIP’.

Fotot e siguara nga Periskopi tregojnë se si disa nga tifozët kanë vendosur ta ndjekin ndeshjen afër disa shtëpive që janë ngjitur me stadiumin.

Stadiumi i Ballkanit ka vend për tifozët vetëm në njërën pjesë të stadiumit, ndërsa disa prej tyre e kanë zbuluar mënyrën se si ta ndjekin ndeshjen pa paguar.

Ndeshja aktualisht është e barabartë pa gola.


Kujtojmë se këto tribuna të ashtuquajtura ‘VIP’ nuk mungojnë as në skuadrat e tjera.

Tifozët e Kikës nga Hogoshti kishin gjetur një mënyrë interesante për t’i ndjekur takimet e ekipit të tyre të zemrës. /PERISKOPI/

Image result for Kika tribuna VIp

Shpërndaje në: