Tribunat në ‘Fadil Vokrri’ sonte me mesazhe sensibilizuese për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës
Kombëtarja e Kosovës sonte me ndeshjen kundër Moldavisë në ‘Fadil Vokrri’ mbyll një cikël zhgënjyes të ndeshjeve.
Në rast humbjeje, ‘Dardanët’ do të binin një rang më poshtë, në Ligën D, derisa trajneri Bernard Challandes e ka gjetur veten nën presion të madh dhe në rrezik për shkarkim, shkruan Periskopi.
Sonte, me fillim nga ora 20:45, ndeshja përcaktuese për fatin e Kosovës kundër Moldavisë do të përcillet nga një mesazh brilant në tribuna.
Fjala është për fushatën sensibilizuese ‘Bëhu zëri im’, e cila do të përfaqësohet me çese plastike në ulëse, derisa në to është e printuar nga një lule për të nderuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. /Periskopi.com/




