Tronditëse, emigranti 16 vjeçar tregon si policia italiane e kishte goditur në organe gjenitale 

Tronditëse, emigranti 16 vjeçar tregon si policia italiane e kishte goditur në organe gjenitale 

Organizata për të drejtat e njeriut pretendon se ka është sinjalizuar për 24 raste abuzimesh, ku përfshihen rrahje dhe goditje me elektroshok.

Amnisty thekson se sjellja e shumicës së policëve italiane ishte profesionale, por kërkon një verifikim të pavarur të pretendimeve.

“Trysnia e Bashkimit Evropian ndaj Italisë për të ashpërsuar qëndrimin ndaj refugjatëve dhe emigrantëve, ka çuar në dëbime të paligjshme, trajtime të këqija e në disa raste tortura”, pohon organizata, që citon dëshminë e një 27-vjeçari nga Darfuri, i cili thotë se ishte rrahur e goditur me elektroshok para se të detyrohej të zhvishej.

Gjithashtu një 25-vjeçare nga Eritrea rrëfen se ishte qëlluar në fytyrë nga një polic deri sa pranoi të jepte shenjat e gishtërinjve, ndërsa një 16-vjeçar tregon se policia kishte ushtruar forcë në organet e tij gjenitale.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Italia e cila ka thënë gjithmonë se i trajton me profesionalizëm e kujdes emigrantët.

Shumë emigrantë të paligjshëm hezitojnë t’u merren shenjat e gishtërinjve, me frikën se nuk do të jenë në gjendje të largohen nga Italia, në drejtim të vendeve të Evropës Veriore

Shpërndaje në: