Tronditëse: Shefi i Kabinetit të Presidentes i tha “po rren”, tash i thotë “edukoje veten” Grenellit

Tronditëse: Shefi i Kabinetit të Presidentes i tha “po rren”, tash i thotë “edukoje veten” Grenellit

Kanë vazhduar replikat mes shefit të Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani dhe ish ambasadorit Richard Grenell.

Blerim Vela me gjuhë aspak të përshtatshme i është qasur diplomatit amerikan duke mos arritur të përmbahej pasi Grenell i bëri një pyetje të thjeshtë.

Grenell kishte deklaruar se znj. Osmani ishte distancuar nga qëndrimet e Albin Kurtit për të marrë ftesën për Samitin e Demokracisë.

Por, Blerim Vela i ka thënë atij “po gënjen”.

Menjëherë më pas, Grenell ka pyetur se a ka refuzuar projektin e gazit dhe Marrëveshjen Ekonomike Vjosa Osmani.

Pas kësaj, tashmë Vela me gjuhë të ashpër i është kundërpërgjigjur atij: “Edukojeni veten së pari! As presidentja e as everia kurrë nuk kanë mohuar partneritetin me ShBA-në në energjinë e pastër. Stop shpërndarjes së narrativave false,” ka thënë ai.

Shpërndaje në: