Trump do të vizitojë vendlindjen e gruas së tij në Slloveni

Trump do të vizitojë vendlindjen e gruas së tij në Slloveni

Presidenti slloven Borut Pahor, ka marrë pjesë në një takim me krerët e BE’së dhe me Donald Trump në Varshavë, ai gjithashtu e ka ftuar presidentin Trump me ç’rast ky i fundit e ka pranuar ftesën për në vendlindjen e gruas së tij në Sevnica të Sllovenisë Lindore.

Gruaja e Trump, Melania u rrit në qytetin e Sevnicës dhe filloi karrierën e saj të modelimit në kryeqytetin slloven Ljublanë, përpara se të shkonte në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar karrierën e saj, shkruan Reuters, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: