Trump thotë se ka ‘fuqi të plotë’ për të falur
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka insistuar se e ka “fuqinë e plotë” për t’i falur njerëzit, pas raportimeve që ai po e konsideron faljen presidenciale për anëtarët e familjes, e madje edhe për veten.
Trump kishte shkruar të shtunën në Twitter:
“Ndonëse të gjithë pajtohen që presidenti e ka fuqinë e plotë që të falë, pse të mendosh për të kur krimi i vetëm deri tani janë RRJEDHJET kundër nesh. LAJME TË RREJSHME”.
Ndërkaq një zëdhënës i Partisë Demokratike i ka quajtur raportet “ekstremisht shqetësuese”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Autoritetet amerikane po e hetojnë një bashkëpunim të fshehtë mes Trump dhe Rusisë.
Agjencitë e Inteligjencës mendojnë që Rusia tentoi që ta ndihmojë Trumpin drejt pushtetit por Rusia e mohon këtë gjë.



