Trump thotë se Teherani “për pjesën më të madhe” e ka pranuar planin 15-pikësh të SHBA-së

Trump thotë se Teherani “për pjesën më të madhe” e ka pranuar planin 15-pikësh të SHBA-së

Presidenti Donald Trump tha të dielën se Irani ka rënë dakord për “shumicën” e listës prej 15 pikash të kërkesave që SHBA-të i përcollën, nëpërmjet Pakistanit, për t’i dhënë fund luftës.

I pyetur nëse Irani iu përgjigj këtyre pikave, presidenti u tha gazetarëve në bordin e Air Force One: “Ata na pranuan shumicën e pikave. Pse nuk do të na pranonin?”.

“Ata po pajtohen me ne për planin. Ne kërkuam 15 gjëra, dhe për pjesën më të madhe, do të kërkojmë edhe disa gjëra të tjera”, vazhdoi Trump, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Trump tha se kur foli javën e kaluar për Iranin që i dha SHBA-së një “dhuratë”, ishin “10 anije të mëdha me naftë”.

“Dhe sot na dhanë një dhuratë tjetër. Na dhanë 20 anije me naftë që do të fillojnë të transportohen nesër”, tha ai.

“Po zhvillojmë takime shumë të mira, si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi, dhe mendoj se po marrim shumë pika shumë të rëndësishme”, vazhdoi Trump.

Trump gjithashtu pretendoi se ka pasur “ndryshim regjimi” në Iran gjatë rrjedhës së luftës.

“Kemi pasur ndryshim regjimi, nëse e shikoni tashmë, sepse një regjim u shkatërrua, u shkatërrua, të gjithë janë të vdekur”, u tha presidenti gazetarëve.

Siç ka raportuar më parë CNN, plani 15-pikësh besohet se përfshin: angazhimin e Iranit për të mos pasur armë bërthamore, dorëzimin e uraniumit të pasuruar shumë, kufizimet në aftësitë mbrojtëse të Teheranit, fundin e grupeve rajonale të ndërmjetësuara dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit./Periskopi

Shpërndaje në: