TURP: Romët në Prizren u goditën edhe nga qytetarë tjerë, avokati kërkon veprime të ashpra

TURP: Romët në Prizren u goditën edhe nga qytetarë tjerë, avokati kërkon veprime të ashpra

Avokati kosovar Arianit Koci, përmes profilit të tij në facebook ka dhënë detaje të reja për sulmin ndaj një familje, dje në qendrën tregtare ‘Galeria Shopping Mall’, në Prizren.

Sipas Kocit, përmes një bisede që pati me djalin e familjes rome ai ka kuptuar disa detaje të reja “rrënqethëse”, përcjell Periskopi

“- Kanë qenë 3 pjesëtarë të sigurimit – dy prej tyre i kanë goditur romët;

– Së paku 2 qytetarë – kalimtarë të rastit, i kanë goditur romët – pa asnjë arsye.

– Rrahja e babës dhe vëllaut ka ndodhë para syve të motrës 11 vjeqare. Prezent ka qenë edhe nana e saj. Lutjet, britmat dhe kukamat, nuk i kanë ndalë sulmuesit;

– Siç po pohojnë shumë qytetarë, në qendër tregtare, shumica nuk kanë pasur maska. E maska ka qenë pretekst për dhunën fizike”, shkroi Koci.

Koci ndër tjerash u shpreh se Policia duhet t’i marrë urgjentisht të gjitha kamerat dhe t’i procedoj personat përgjegjës.

“Prandaj, policia duhet t’i marrë urgjentisht të gjitha kamerat dhe t’i procedoj personat përgjegjës – të gjithë rend, duke i përfshirë edhe kalimtarët e rastit “që kanë shkepë boksa”, pa asnjë arsye.

Në fakt, si duket, arsyeja qenka tipike rasciste: viktimat janë rom!”, përfundoi Koci./Periskopi/

Statusi i plotë:

Edhe pak për racizmin!

Në bisedë me djalin e familjes rome kuptova disa detaje rrënqethëse:

– Kanë qenë 3 pjesëtarë të sigurimit – dy prej tyre i kanë goditur romët;

– Së paku 2 qytetarë – kalimtarë të rastit, i kanë goditur romët – pa asnjë arsye.

– Rrahja e babës dhe vëllaut ka ndodhë para syve të motrës 11 vjeqare. Prezent ka qenë edhe nana e saj. Lutjet, britmat dhe kukamat, nuk i kanë ndalë sulmuesit;

– Siç po pohojnë shumë qytetarë, në qendër tregtare, shumica nuk kanë pasur maska. E maska ka qenë pretekst për dhunën fizike.

Prandaj, policia duhet t’i marrë urgjentisht të gjitha kamerat dhe t’i procedoj personat përgjegjës – të gjithë rend, duke i përfshirë edhe kalimtarët e rastit “që kanë shkepë boksa”, pa asnjë arsye.

Në fakt, si duket, arsyeja qenka tipike rasciste: viktimat janë rom!

Shpërndaje në: