Turqi, kapen 175 refugjatë në tentimin për të kaluar në Greqi

Turqi, kapen 175 refugjatë në tentimin për të kaluar në Greqi

Në qytetin kufitar turk Edrene janë kapur 175 refugjatë dhe trafikantë të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë në Greqi. Ekipet e forcave të policisë në Edrene kanë kapur 175 persona nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani të cilët përmes rrugëve ilegale tentuan të kalojnë në Greqi prej ku vazhdojnë rrugën drejt ndonjë prej vendeve evropiane. Turqia deri tani ka strehuar më shumë se dy milionë refugjatë nga Siria dhe Iraku, ndërsa njëherit është edhe rruga kryesore për qindra mijëra refugjatë që nisen nga këto rajone të krizave drejt Evropës.

Shpërndaje në: