“Tyson Fury do të duelojë në MMA pasi të largohet nga boksi”

“Tyson Fury do të duelojë në MMA pasi të largohet nga boksi”

Kampioni britanik në boks, Tyson Fury, duket se nuk do ta mbyll karrierën e tij në sportet luftarake vetëm në boks.

John Fury, babai i boksierit britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se djali i tij ka plane për të lënë ringun dhe dueluar në kafaz në të ardhmen.

Tyson ka vullnet, është i shpejtë, lëviz mirë, grushton fort dhe në rast se gjen një trajner të mirë, atëherë ai mund të arrijë mjaft suskes edhe në kafaz”, tha John Fury.

Pyesni më mirë Darren Till, që ka punuar me Fury. Tyson ka gjunjë të fortë, lëviz mirë bërrylet, natyrisht bokson fort dhe mund të durojë goditjet e rivalëve. E kam parë të zhvillojë disa duele MMA-je dhe është i jashtëzakonshëm. Atij i pëlqen MMA-ja dhe besoj se do ta shihni edhe aty”, tha John Fury.

Tyson është stërvitur disa herë me sportistë të MMA-së, por asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ndeshje, qoftë ekzebicionale.

Shpërndaje në: