U kërkua nga Interpoli, gjykata e lë në burg 23-vjeçarin nga Podujeva

U kërkua nga Interpoli, gjykata e lë në burg 23-vjeçarin nga Podujeva

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin nga Kosova Shkëlqim Kastrati i arrestuar dy ditë më parë në Tiranë në një palestër pasi është i kërkuar nga autoritetet gjermane për vrasje. Gjykata ka vendosur 40 ditë burg për qëllime ekstradimi për Kastratin

23-vjeçari u arrestua më 19 maj në një palestër në një qendër tregtare, pasi ndaj tij gjykata gjermane ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë. Për më tepër gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar armë e drogë.

Kastrati lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Shpërndaje në: