U kritikua për shtatoren e Skënderbeut, skulptori: S’ja ka pre dikush kërthizën me ditë qysh dukej

U kritikua për shtatoren e Skënderbeut, skulptori: S’ja ka pre dikush kërthizën me ditë qysh dukej

Skulptori Sinan Aliaj, i cili u kritikua së fundmi për shtatoren e punuar të Skënderbeut e cila u vendos në Prizren për nder të 28 nëntorit, ka thënë se ai është i kënaqur me realizimin e punës së tij.

Aliaj tha skulptura e tij para se të largohet duhet të verifikohet kualiteti i shtatores nga ekspertët e fushës.

“Para se me pas vendim me largu, mirë me ardhë ekspertët e kësaj pune, të bëjnë përcaktimin detalisht, të vijnë të japin një përfundim. Para se me marrë një vendim të gabuar, kështu e kam përshtypjen”, tha Aliaj në një televizion vendor.

Ai shton se si dukej heroi kombëtar Skënderbeu nuk e ka ditur askush.

“Nuk e di që dikush ia ka pre kthizën Skenderbeut, e I ka këndu ninulla, as nuk e ka njoftë Naimi as Fan Noli. Unë e kam nxjerrë një Skendërbe tjetër, ashtu si mu mu ka dokë që është dokë Skenderbeu”, thotë ai.

 

Shpërndaje në: