U kritikuan me Presidenten e Pecin se nuk mbollën 1 milion fidane, Liburn Aliu: Na kanë mbetur edhe 4 muaj

U kritikuan me Presidenten e Pecin se nuk mbollën 1 milion fidane, Liburn Aliu: Na kanë mbetur edhe 4 muaj

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka bërë një reagim pas raportimeve të djeshme se Qeveria me Presidencën nuk e kishin përmbushur zotimin e tyre për mbjelljen e  1 milion fidanëve në gjithë Kosovën, transmeton Periskopi.

Sipas Aliut, kanë mbetur edhe 4 muaj për të mbjellur fiks sa kanë thënë ata.

Ja postimi  i plotë:

U bënë plot 365 ditë që nga zotimi për mbjelljen e 1 milion drunjëve.

Bashkë me Presidentën e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci, u zotuam se do ta bëjmë edhe më të bukur e më të këndshëm ambientin përreth nesh.

Kur kanë mbetur edhe 4 muaj deri në përmbushjen e një viti të plotë që nga fillimi i mbjelljeve, nëpër komunat e Kosovës tashmë janë mbjellur 848,106 fidane të reja, e në muajt në vijim, do të vazhdojë bashkëpunimin me biznese, komuna dhe mërgatën për ripyllëzim e gjelbërim të mëtejshëm.

#Mbrojtja e mjedisit është prioriteti ynë i përbashkët.

#Për ditë më të gjelbra, pyje më të mbrojtura e mjedis më të shëndetshëm.

Presidenca e Republikës së Kosovës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

 

Shpërndaje në: