UDHËRRËFYES të ri lidhur me vizat për Kosovën: Ish-ambasadori holandez e quan të pakuptimtë kërkesën e Varhelyit

UDHËRRËFYES të ri lidhur me vizat për Kosovën: Ish-ambasadori holandez e quan të pakuptimtë kërkesën e Varhelyit

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka quajtur të pakuptimtë deklaratën e komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, që Kosovës t’i prezantohet një udhërrëfyes i ri për liberalizimin e vizave.

Bosch ka shkruar se edhe pse Kosova ka plotësuar kriteret, Varhelyi ka kërkesa tjera që nuk u janë kërkuar vendeve tjera.

Edhe pse Kosova i plotëson të gjitha kushtet sipas komisionit të BE-së, ky njeri vjen me më shumë kërkesa që nuk i kemi bërë kurrë për të gjitha vendet që kanë marrë lirinë e vizave gjatë viteve të fundit. Unë me të vërtetë nuk e di se si të arrihet drejtësia për Kosovën. Si kongresi i PE ashtu edhe i PPE në Roterdam kohët e fundit kërkuan që më në fund të zbatohej dhe më pas dëgjohet kjo gjë e pakuptimtë e Varhelyit”, ka shkruar ai.

Komisioneri Varhelyi, dje ka deklaruar se janë të gatshëm që të propozojnë një udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën për të adresuar shqetësimet në disa fusha siç janë luftimi i krimit dhe korrupsionit.

“Në këto kohëra të vështira dhe në kontekstin e ndryshimeve gjeo-politike, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor”, tha Varhelyi.

“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës që, së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, shtoi ai.

Shpërndaje në: