UEFA ndryshon formatin e Champions Leagues

UEFA ndryshon formatin e Champions Leagues

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të miratojë në mbledhjen e radhës, që do të mbahet të hënën e ardhshme, formatin e ri prej 36 skuadrash të Champions League (aktuali është me 32 skuadra), që do të hyjë në fuqi në sezonin 2024-2025.

Çdo klub do të luajë një fazë të rregullt me 10 ndeshje, nga 6 që zhvillon aktualisht, me një klasifikim të vetëm. Në bazë të formatit të ri skuadrat do të luajë kundër 10 kundërshtarëve të ndryshëm sipas një programi bazuar mbi kokat e serive.

Konsiderohet kontrovers rregulli për të kualifikuar dy skuadra (nga katër të shtuara) jo në bazë të meritës sportive, por të pozicionimit historik. Më fjalë të thjeshta, favorizohen klubet me emër të madh dhe me histori.

Propozimi i formatit të ri zgjeron edhe Europa League-n me tetë raunde, por më një klasifikim të vetëm të 32 skuadrave pjesëmarrëse. Një variant i modelit zvicëran u oërdorur në turnetë e shahut.

Shpërndaje në: