Ukraina thotë se qëndron me Moldavinë, pas kërcënimeve ruse

Ukraina thotë se qëndron me Moldavinë, pas kërcënimeve ruse

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka ofruar një mesazh mbështetjeje për Moldavinë, pasi Rusia dje ngriti kërcënime të tjera ndaj saj.

Si Ukraina ashtu edhe Moldavia, janë pranuar nga BE si kandidate për anëtarësim, një veprim që ka zemëruar Rusinë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha dje se vendimi do të sillte pasoja, përcjell Klankosova.tv

Zakharova akuzoi gjithashtu BE-në për “skllavërim” të vendeve si Ukraina dhe Moldavia.

Por në një postim në Twitter, Kuleba tha se deklarata të tilla vetëm tregojnë “dobësinë” e Rusisë.

Shpërndaje në: