Uran Ismaili: Kam shkuar nëpër shtëpitë që ndoshta s’kanë votuar për PDK

Uran Ismaili: Kam shkuar nëpër shtëpitë që ndoshta s’kanë votuar për PDK

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK’së Uran Ismaili ka folur për fushatën e tij, e në veçanti “të bujtët” e Ismailit nëpër Prishtinë, përcjell Periskopi.

Ai tha se ka pasur raste që ka bujt nëpër shtëpi të cilat se kanë votuar PDK’në

“Identiteti jem është i  lidhur me Prishtinën është më shumë. Jam i lidhur shumë me Prishtinën. Prandaj për mue si kryetar vendimet i marr unë si kryetar, sepse unë e kam lyp votën si Uran. Më kanë kritiku për mos përfshirjen e logos së partisë. Partia mund të flet tek asambleistat por jo te kryetari.  Unë kam bujt nëpër shpija që jo domos janë të partisë. Unë i kam zotuar që do të jem kryetar i tyre”, tha Ismaili në Pressing/Periskopi

Shpërndaje në: