Urime ditëlindja Xavi, magjistari që shkatërroi Real Madridin dikur me katër asistime

Urime ditëlindja Xavi, magjistari që shkatërroi Real Madridin dikur me katër asistime

Ikona e Barcelonës, Xavier Hernandez ose siç do ta kujtojnë përgjithmonë fansat e futbollit, Xavi, mbush 42-vjet sot.

Derisa spanjolli është i pensionuar nga futbolli aktiv dhe është pjesë e botës menaxheriale, statusi i tij si një prej mesfushorëve më të mirë të të gjitha kohëve do të jetojë për një kohë të gjatë, transmeton Periskopi.

Janë qartazi qindra ndeshja për t’u zgjedhur kur flasim për paraqitjet e jashtëzakonshme të Xavit, por kjo që do flasim sot për të është më e veçantë se të tjerat. Mesfushori jo vetëm që realizoi katër asistime, por e bëri në ndeshjen kundër rivalit të përbetuar.

Xavi është futur në librat e historisë për shkak të instiktit të tij për pasime në distanca që duken jo reale dhe për aftësitë për të manovruar nga mesi i fushës me topin në këmbë, kombinuar me trurin e futbollit që shumica e futbollistëve ëndërrojnë ta kenë. Gjatë ndeshjes kundër Real Madridit, të gjitha këto superfuqi të maestros u aktivizuan.

Pakoja e plotë e paraqitjes së mesfushorit në këtë ndeshje të lë pa frymë. Videoja është diçka që ju do ta prisnit në fund të sezonit, si përmbledhje nga 38 ndeshje të sezonit, mos të flasim për një ndeshje të vetme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: