Vajza e detyron të qajë të dashurin me një tallje absolutisht brutale për PlayStation 5

Vajza e detyron të qajë të dashurin me një tallje absolutisht brutale për PlayStation 5

Një tallje brutale virale e la Luke Coburnin të ‘frustruar’ pasi e dashura, Rebecca Redbourn ia bëri një truk duke e bërë të mendojë se i kishte blerë një PlayStation 5 për Krishtlindje.

Coburn pranoi një foto, qartazi ku shihet një PlayStation 5 në shtëpinë ku ata bashkëjetojnë, transmeton Periskopi.

Në mesazhin e të dashurës shkruhej: ”O Zot, shiko çka erdhi… kutia është e madhe! Si mund ta fsheh këtë deri për Krishtlindje?!”

Ajo pastaj aludoi kinse nuk e kishte ndërmend t’ia dërgonte atë mesazh, duke shtuar: ”Injoroje këtë… mendova t’ia dërgoja Kathiet… më fal, supozohej të ishte befasi.”

Krejt kjo ishte pjesë e talljes për të cilën ra menjëherë Luke.

”A e ke seriozisht?,” pyeti ai. ”Do të qaj… po e kam të vështirë ta kontrolloj veten… dreqi e mori, u shndrrova në njeri të çuditshëm.”

Mirëpo, ajo që i tha Rebecca pastaj ishte absolutisht shokuese për të.

”Më fal,” ia ktheu ajo. ”Është filter i Instagramit!”

Luke nuk mundi ta kontrollonte veten pas kësaj.

”Ti k*rvë e pështirë, do të vras, për Zotin,” shkroi ai ndër të tjerash. /Periskopi.com/

p1emolggo21j1v3g15rq108u1btcl.jpgp1emolh00n1894uf318al2711v2gn.jpg

Shpërndaje në: