Vajza e re nga Rahoveci preu venat pas presionit nga i burri

Vajza e re nga Rahoveci preu venat pas presionit nga i burri

Një grua 21 vjeçare nga komuna e Rahovecit, F. Th. ka provuar të bëj vetëvrasje duke prerë venat e dorës me thikë para pesë ditësh [katër mars]. Arsyeja për një veprim të tillë duket se ka qenë dhuna dhe presioni i vazhdueshëm i bërë nga burri i saj, një 28 vjeçar me inicialet V.M.

Viktima është pranuar nga spitalin e Neuro-psikiatrisë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Dje pas përmiresimit të gjendjes e njëjta ka deklaruar se këtë veprim e ka ndërmarrë për shkak të presionit dhe dhunës së vazhdueshme të të dyshuarit (bashkeshortit)”, tha një burim i Express.

Me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës sot u bë e ditur se i dyshuari V.M., është arrestuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Dje u shënua 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave dhe u denoncua dhuna në familje si një fenomen gjithnjë e më problematik për shoqërinë tonë. /Periskopi

Shpërndaje në: