Vala e dytë e koronavirusit godet fuqishëm Evropën, anulohet ndeshja e kampionatit francez

Vala e dytë e koronavirusit godet fuqishëm Evropën, anulohet ndeshja e kampionatit francez

Sa vinë dhe shtohen rastet pozitive në futbollin evropian, transmeton Insporti.

Gjatë ditës së sotme u raportuar se sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është diagnostikuar me Covid 19, ndërkohë tani vjen lajmi se 12 futbollistë të klubit francez, Nice, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Federata franceze e futbollit ka njoftuar se ndeshja e Ligue 1 mes Marseille dhe Nice, e planifikuar të zhvillohet pas pushimit internacional me 21 nëntor, do të shtyher për një datë tjetër.

Protokolli i Ligës, i vërtetuar në fillim të Shtatorit, lejon që ndeshjet të mbahen për aq kohë sa 20 lojtarë nga tridhjetë, përfshirë një portier, të testohen negativë. Përndryshe, ndeshja nuk mund të mbahet.

Shpërndaje në: