Valon Syla, Hekuran Muratit: A s’po kupton që e ke kry karierën, ec te shtëpia

Valon Syla, Hekuran Muratit: A s’po kupton që e ke kry karierën, ec te shtëpia

Gazatari kosovar, Valon Syla, ka reaguar pas ministri Hekuran Murati ka kërkuar falje për shkrimet e tij të mëhershme për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Syla ka thënë se Murati po e ruan pozitën e tij prej ministri duke kërkuar falje, derisa thotë se në bazë të statuseve të tij të mëhershëm kishte arritur që të merrte vota në zgjedhje.

Gazetari Syla tutje ka thënë se karriera politike e Hekuran Muratit ka mbaruar.

Reagimi i plotë:

E hongër hekurin.

Hekuran Murati kërkoj falje, por pa dorëheqje. Ashtu qysh me statusa anti UÇK i mori do vota te një shtresë elektorale e nxitur me dekada nga njerëz të dyshimt me Fake News, tash me kërkim falje po e ruan pozitën e Ministrit duke e mbajtur kuletën e shtetit. Konformizëm a? Llaskuca dhe Kopalla?

A s’po kupton që e ke kry karierën. Ec more te shtëpia… se me ato deklarata veç me kon i Ministrisë za Kosovo i Metohija e jo Ministër i Republikës së Kosovës.

Shprehja e lirë, i kish taku Hekuranit si qytetar privat, si individ me sha sa të don, por jo nga ‘Petku dhe pozita e Qeverisë’, sepse aty është ministër edhe i vetetanit të UÇK’së, por edhe i ish udbashave që sot kanë pasaporta të RKS. KJo është njësoj si prifti katolik ta shaj Jezu Krishtin, ose Ministri Izraelit të bëjë gafe për holokaust, pra është njejtë edhe një Ministër i Kosovës, ta përdhos një vlerë si UÇK mbi të cilën u ndërtua Republika e Kosovës, ku ai është ministër. Pra, jep dorëheqje se sje i Kosovës Republikë, e tani fol shlirë, e shaj e çka duash, deri sa stë paditë ndokush.

Shpërndaje në: