Van Gaal i pamëshirshëm ndaj gazetarit, e bën për ‘pesë pare’

Van Gaal i pamëshirshëm ndaj gazetarit, e bën për ‘pesë pare’

Louis van Gaal ka dhënë një prej konferencave për shtyp që do të mbahen mend gjatë.

Seleksionuesi i kombëtares së Holandës është përplasur me një gazetar, i cili bëri pyetje sa i përket aspektit taktik.

Van Gaal nuk ishte i kënaqur dhe shpërtheu duke i thënë se ai nuk ka vizion për futbollin.

“Nuk ke ide. Më vjen keq të them, por ti nuk je gazetar. Dëshiron të implementosh vizionin tënd, por nuk ke vizion për futboll”, ka thënë Van Gaal, transmeton Periskopi.

“Ke vizion për gazetë, fantastik. Tërheq vëmendje, dhe kështu”, shtoi holandezi.

Gjithë ky debat u nxit pasi gazetari insistonte në një 5-3-2 apo 5-2-3 më sulmues, siç aplikohet te skuadra e Chelsea. /Periskopi/

Shpërndaje në: