VAR ishte vetëm sa për sy e faqe në ndeshjen Norwich-Chelsea, nuk mori masa ndaj ndërhyrjes neveritëse

VAR ishte vetëm sa për sy e faqe në ndeshjen Norwich-Chelsea, nuk mori masa ndaj ndërhyrjes neveritëse

Frank Lampard siguroi fitoren e parë të Premier Leagues si trajner i Chelseat, të shtunën, me rezultat 3-2 si mysafir i Norwich Cityt.

Tammy Abraham (2) dhe Mason Mount shënuan golat për “Të Kaltërit”.

Shqetësim për Lampardin ishte mënyra si skuadra e tij pësoi golat, dhe tjetër problem mund të jetë lëndimi potencial i Mountit.

20-vjeçari u largua në minutën e 91-të pasi mori një goditje në kofshë. Ai edhe u shkel dhjetë minuta më parë nga Ben Godfrey.

Norwich City v Chelsea FC - Premier League

Ishte një ndërhyrje neveritëse nga mbrojtësi i Norwichit, i cili u mundua ta merrte topin por shkeli direkt e në këmbën e djathtë të Mountit.

Fansat e Chelseat janë të bindur se ishte e qëllimshme dhe se Godfrey është dashur të përjashtohej me të kuq nga gjyqtari, Martin Atkinson.

Por ai nuk u ndëshkua dhe më e keqja është se VAR e rishikoi incidentin por vendosi të mos marrë masa.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: