Varane po largohet, Reali identifikon zëvëndësimin e tij
Ole Gunnar Solskjaer duket se nuk e ka në plan mbrojtësin Eric Bailly për sezonin e ardhshëm me Manchester United.
Bailly ka startuar vetëm në 13 ndeshje këtë sezon me ‘Djajtë e Kuq’, prej tyre vetëm katër me trajnerin e ri norvegjez.
Edhe pse kanë mbetur 15 muaj deri në skadimin e kontratës së tij, ylli i Bregut të Fildishtë duket se nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e United, transmeton Periskopi.

The Sun raporton se Bailly është një nga pesë lojtarët që do të largohet në verë nga ‘Old Trafford’ dhe kësisoji ai është në bisedime për një sfidë të re.
Aty thuhet se Real Madridi është ekipi më serioz i interesuar për shërbimet e tij.
Me largimin e Raphael Varane, ‘Galaktikët’ e kanë identifikuar Baillyn si zëvëndësimin ideal për të.
Nuk përjashtohet një shkëmbim i mundshëm mes dyshes, duke përfshirë edhe disa para nga skuadra angleze. /Periskopi/



