Varhelyi përmend një udhërrëfyes për ta ndihmuar Kosovën drejt liberalizimit

Varhelyi përmend një udhërrëfyes për ta ndihmuar Kosovën drejt liberalizimit

Samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor u mbajt javën e kaluar.  Megjithatë, vetëm disa nga dakordimet politike të liderëve të 27 vendeve anëtare, u panë pas atij samiti. Një prej tyre ishte dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE të Ukrainës, Moldavisë dhe me disa përmbushje të kritereve,  edhe Gjeorgjisë.

Kështu, 27 vendet anëtare dështuan të pajtohen që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, t’i jepet data e fillimit të bisedimeve për anëtarësim

Sidoqoftë, Parlamenti Evropian sot ka mbajtur sot në Bruksel, një seancë në lidhje me zhvillimet e fundit pas këtij samiti.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka pranuar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën duhet të shtyhet para.

Por, ai ka pranuar se ka disa fusha ku shtetet anëtare ende presin rezultate dhe se BE-ja është e gatshme të ndihmojë Kosovën siç ka bërë me Shqipërinë e të vendosë një udhërrëfyes së bashku me shtetet anëtare për t’iu adresuar shqetësimeve të caktuara.

“Kosova ende po e pret liberalizimin e vizave. Është një çështje që po ashtu duhet të shtyhet para. Ndonëse duhet të jemi të qartë se janë disa fusha, si luftimi i krimit të organizuar, trafikimi dhe pretendimet false për azil, ku shtetet tona anëtare presin rezultate të qarta. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën në mënyrë të ngjashme siç bëmë me Shqipërinë: jemi të gatshëm të vendosim një udhërrëfyes së bashku me shtetet tona anëtare për t’iu adresuar shqetësimeve të caktuara. Autoritetet e shteteve anëtare (agjencitë e rendit e ligjit, forcat policore) duhet të përfshihen në terren për ta ndihmuar Kosovën. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm të japim gjithë përkrahjen e nevojshme financiare, teknike e politike në këtë proces”, tha Varhelyi, në një debat të organizuar në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropa, ku kanë marrë pjesë deputetë nga vendet anëtare e po ashtu deputetë të vendeve të përfshira në procesin e zgjerimit.

Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Varhelyi, ka thënë se Kosova duhet të dëshmojë përkushtim të qartë e të kryejë detyrat. Njëjtë ka thënë edhe për Serbinë.

 

Shpërndaje në: