Varroset Hysnije Krasniqi që u vra nga burri i saj në Dardani

Varroset Hysnije Krasniqi që u vra nga burri i saj në Dardani

Në varrezat e fshatit Zllatar të Prishtinës është varrosur Hysnije Krasniqi e cila u vra nga burri saj Hasan Krasniqi pasditën e së hënës.

Hysnije Krasniqi edhe më parë kishte problem me tashmë të ndjerin Hasan Krasniqi i cili u varros sot në fshatin Grashticë, shkruan Periskopi.

Ndërkohë, sot do të bëhet varrimi edhe i Remzije (Kamberi) Krasniqit, reja e dorasit Hasan Krasniqit

Kujtojmë se në pasditen e së hënës, Hasan Krasniqi e vrau gruan e tij si dhe nusen e djalit pas një konflikti familjar që këta të fundit kishin pasur.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në prani të mbesës 2 vjeçare.

Organet e hetuesisë kosovare janë duke i vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. Ndërkohë që trupave të pajetë tashmë u është kryer analiza e obduksionit.

Sipas policisë, i dyshuari për këtë vrasje, i ndjeri, Hasan Krasniqi, kishte qenë i njohur për policinë. Ai edhe më herët kishte pasur lëndë për konflikt familjar./Periskopi/

Shpërndaje në: