Varroset sot 34-vjeçari pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren

Varroset sot 34-vjeçari pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren

Sot do të varroset 34-vjeçari, i cili vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:00 në fshatin Caravik të Klinës.

Lidhur me rastin policia ka bërë të ditur dje  se është ndaluar pronari i kompanisë ndërtimore në Prizren, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njëherësh edhe Inspektorati i Punës ka deklaruar se ndaj kompanisë ishte marrë vendimi për ndalim të punimeve, por nuk ishte respektuar nga kjo e fundit.

Vdekja e punëtorit në Prizren, Inspektorati i Punës: Subjektit biznesor ia ndaluam punimet, por nuk respektuan vendimin

Shpërndaje në: